Limaj pas ngritjes së aktakuzës për Veselin: I bindur që ai do të dalë faqebardhë nga ky proces

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 11:35
Limaj pas ngritjes së aktakuzës për Veselin: I bindur që ai do të dalë faqebardhë nga ky proces

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Limaj ka thënë se drejtuesit e UÇK-së kanë dhënëë shembull të bashkëpunimit me drejtësinëë vendore dhe ndërkombëtare dhe se gjithmonë i janë përgjigjur drejtësisëë.

Lideri i Nismës është shprehur i bindur që bashkëluftëtarët e tij, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhë nga ky proces.

“I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmëë që drejtësia të vihet në vend”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt të postuar në llogarinë zyrtare të Nismës Socialdemokrate në “Facebook”.

Reagimi i Limajt:

Lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë projekti më sublim i popullit shqiptar në përpjekjet e tij për liri dhe çlirim.

Drejtuesit e UÇK-së kanë dhënëë shembull të bashkëpunimit me drejtësinëë vendore dhe ndërkombëtarë dhe se gjithmonëë i janë përgjigjur drejtësisëë

Jam i bindur që bashkëluftëtarët e mi, z. Kadri Veseli dhe z. Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhëë nga ky proces.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmëë që drejtësia të vihet në vend.

(Kosova Sot Online)