Vjosa Osmani pas pak në Presidencë

  • G.g /
  • 05 November 2020 - 13:28
Vjosa Osmani pas pak në Presidencë

Burime të medias bëjnë me dije se pas zhvillimeve të fundit në vend, Vjosa Osmani pritet të shkojë në objektin e Presidencës.

Ndryshe, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tash do të jetë ushtruese e detyrës së presidentit.

Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, Osmani do ta udhëheqë shtetin deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës, nëse Presidenti largohet nga zyra e tij brenda mandatit, atëherë kompetencat e tij i kalojnë kryeparlamentarit.

(Kosova Sot Online)