Kryeministri Hoti nesër i mbledh ministrat, del edhe në konferencë për media

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 14:19
Kryeministri Hoti nesër i mbledh ministrat, del edhe në konferencë për media

Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti nesër do të mbajë mbledhje me ministrat, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kryeministria.

Mbledhja sipas njoftimit do të mbahet nesër në ora 09:00.

Gjitashtu, është bërë e ditur se pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 09:00. Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Hoti do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se cfarë pika ka në rend të ditës.

(Kosova Sot Online)