Fatmir Limaj, flet pasi iu përmend emri në aktakuzën e Speciales

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 22:46
 Fatmir Limaj, flet pasi iu përmend emri në aktakuzën e Speciales

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është lidhur drejtpërdrejt emision për të folur rreth asaj se iu përmend emri në aktakuzën e lëshuar për media nga Gjykata Speciale.

Limaj është shprehur i bindur se nuk është i akuzuar.

“Unë në Hagë kur jam akuzuar, janë lexuar 50-60 emra të ndryshëm të pjesëtarëve të ndryshëm të UÇK’së”, ka thënë Limaj.

Tutje, ai tregoi se ishte duke rrugëtuar kur iu kumtua lajmi se është akuzuar nga Specialja, e që doli të jetë keqinformuar.

“Isha në rrugë, më thirrën në telefon e më thanë se ke aktakuzë nga Specialja”, ka thënë Limaj.

Në aktakuzën e konfirmuar nga Gjykata Speciale, thuhet se në mes të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë fituar dhe ushtruar kontroll mbi Kosovën, duke frikësuar, keqtrajtuar, duke kryer dhunë në mënyrë të paligjshme dhe duke i larguar ata që i konsideronin si kundërshtarë.

Në aktakuzën e konfirmuar thuhet së tek kundërshtarët përfshiheshin personat që ishin: bashkëpunues ose shoqërues me forca, ata që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, personat e lidhur me LDK-në dhe personat serbë, romë dhe të etnive të tjera.

Po ashtu thuhet se në qëllimin e tyre të përbashkët përfshihen krimet e persekutimit, burgimit të paligjshëm ose arrestim dhe ndalim arbitrar, veprime të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, tortura, vrasje, dhe zhdukjen e detyruar të personave.

Sot pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të vendit.

(Kosova Sot Online)