Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 07:29
Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

"Kosova Sot Online" sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:00
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

09:00
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëjë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova. Pas homazheve, Osmani do të deklarohet për medie. (Velani, Prishtinë)

09:45
Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për medie. (Salla e konferencave, ndërtesa e Qeverisë)

11:00
Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë para objektit kryesor në Prishtinë fhe në të gjitha qendrat e Kosovës. (Objekti i Telekomit, Prishtinë)

11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin dytë të Projektligiit për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Kuvendi i Kosovës)

11:00
Rektori i UP-së, Naser Sahiti, dhe drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, mbajnë konferencë për medie lidhur me situatën në UP dhe bashkëpunimin e mundshëm. (Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës)

12:00
U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, Skënderaj)

13:30
Përurohen klasat e rinovuara të shkollës fillore në Krushë të Vogël. Marrin pjesë ministri i Arsimit, Ramë Likaj; ambasadori i Turqisë, Çaërë Sakar; komandanti i KFOR-it Turk, Savaë Yanar dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Krushë e Vogël, Prizren)

(Kosova Sot Onlline)