Dështon seanca e Kuvendit për rimëkëmbjen ekonomike, s’ka kuorum

  • S.A /
  • 06 November 2020 - 11:53
Dështon seanca e Kuvendit për rimëkëmbjen ekonomike, s’ka kuorum

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku ishte paraparë të hidhet në votim në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Seanca ka dështuar si rezultat i mungesës së një numri të deputetëve. Kjo është konfirmuar nga stafi i Vjosa Osmanit.

“Nuk ka kuorum për mbajtjen e kësaj seance. Do të mbahet të mërkurën”, thanë për medien.

Projektligj parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Trusti.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

(Kosova Sot Online )