Hoxhaj i PDK-së : Nuk na shqetëson se si sillet Vjosa Osmani

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 15:33
Hoxhaj i PDK-së : Nuk na shqetëson se si sillet Vjosa Osmani

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK’ja nuk shqetësohet për ngutinë e Vjosa Osmanit që të marrë postin e Presidentit.

Në një konferencë për media, Hoxha ka deklaruar se s’kanë pasur as kohë e as hapësirë që të diskutojnë për një çështje të tillë pas zhvillimeve të djeshme.

“Ne si PDK nuk kemi shqetësime të asaj natyre se si sjellet znj. Osmani dhe ngutinë e e saj që ta marrë postin e Presidentit. Më së paku ne kemi pas kohë, hapësirë dhe preokupim që të bisedojmë për atë se çfarë do të ndodhë me qeverinë dhe cilat do të jenë sjelljet e znj.Osmani. Aktualisht nuk e kemi këtë vëmendje dhe nuk do ta kemi”, ka thënë Hoxhaj.

Ndryshe, Hoxhaj ka njoftuar se Këshilli Drejtues i partisë ka vendosur që ai të jetë ushtrues detyre i kryetarit të PDK’së.

“Kryesia e partisë ma ka besuar mua detyrën e ushtryesit të detyrës së kryetarit të partisë. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua e për këdo që do të gjendej në pozicionin tim. Një sfidë e cila mund të përballohet vetëm nëse forcojmë solidaritetin dhe unitetin brenda partisë ”, tha ai

Hoxhaj ka thënë se Veseli dhe Thaçi do të dalin faqebardhë nga procesi në Hagë teksa ka bërë thirrje për maturi.

“Konfirmimi I aktakuzës ndaj Kadri Veselit dhe ndaj presidentit Hashim Thaçi flet që Kosova është në një situtatë të rëndë dhe në një proces të vështirë të shtetndërtimit. Unë jam i bindur se ata do të dalin faqebardhë, sepse nuk ka dyshim se lufta e UÇK’së ka qenë luftë e drejtë ndaj një pushtuesi. Të gjithë duhet të tregojnë maturi dhe ta mbrojmë shtetin e Kosovës prandaj nuk duhet të lejojmë të ketë krizë politike dhe institucionale”, ka thënë Hoxhaj.

(Kosova Sot Online)