Ja se kush mund të hyjë në zonat e karantinuara në Kosovë gjatë vikendit

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 16:01
 Ja se kush mund të hyjë në zonat e karantinuara në Kosovë gjatë vikendit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë e cila u mbajt në mënyrë elektronike, janë miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Shteti ka vendosur që prej sot (e premtë 6 nëntor) e deri datë 9 pra vikendin t’i karantinoj komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës,  Gjilanit , Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.

E këto janë shtresat e shoqërisë që lejohet që të hyjnë në këto zona.

1.1.            Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;

1.2.            qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

1.3.            operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

1.4.            kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

(Kosova Sot Online)