Avokati i Thaçit për bastisjen: Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për aktakuzën

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 16:19
 Avokati i Thaçit për bastisjen: Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për aktakuzën

Dastid Pallaska ka njoftuar se do të jetë avokat i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Pallaska ka folur edhe për bastisjen që është kryer sot në shtëpinë e Hashim Thaçit në Çagllavicë.

Sipas Pallaskës, bastisja është bërë për qëllime të përgjithshme, derisa ka thënë se është e çuditshme se pse bastisja është kryer pas ngritjes së aktakuzës.

“Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e tij. Sa i përket qëllimit të bastisjes, mund të them se qëllimet ishin të përgjithshme. Pa e nënvlerësuar këtë fakt, mbetet e paqartë në aspketin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur”, ka deklaruar Pallaska.

(Kosova Sot Online)