OVL-UÇK shtynë protestën e paralajmëruar, kërkon pezullim të dialogut me Serbinë

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 16:31
 OVL-UÇK shtynë protestën e paralajmëruar, kërkon pezullim të dialogut me Serbinë

OVL e UÇK -së ka pasë një mbledhje të jashtëzakonshme një ditë pasi tre ish-udhëheqësit e UÇK-së u nisën drejt Hagës për t’u përballur me akuza për krime lufte.

Faton Klinaku, sekretar i kësaj organizate, për protestën e e paralajmëruar dje tha se nuk do të organizojnë derisa të qetësohet situata me pandeminë.

Po ashtu, Këshilli Drejtues i OVL-së ka kërkuar që të pezullohet dialogu me Sebinë duke thënë se kjo do të ishte në dëm të Kosovës.

“Këshilli Drejtues shprehi revoltën me situatën e krijuar dhe ka dalë me disa konkluzione. Njëra prej tyre ishte që protesta të analizohet. Numri i rasteve me COVID-19 sot ishte mbi 700 dhe na autorizuan neve si kryesi që të konsultohemi me IKSHPK-në dhe që edhe nëse mbahet protesta të bëhet me një kohë më të përshtatshme”.

“Po ashtu, konkluzioni tjetër ishte që të pezullohen bisedimet Kosovë-Serbi sepse gjatë kësaj kohe mund të bëhen kompromise të dhimbshme në kurriz të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)