Gara mes Biden dhe Trump bëhet edhe më dramatike: Georgia do të shkojë në rinumërim

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 17:21
 Gara mes Biden dhe Trump bëhet edhe më dramatike: Georgia do të shkojë në rinumërim

Sekretari i shtetit të Georgias, Brad Raffensperger ka thënë se do të ketë rinumërim të votave përshkak të garës së ngushtë mes Biden dhe Trump, shkruan Fox News.

“Me një margjinë kaq të vogël, do të ketë rinumërim në Georgia”, ka thënë Raffensperger.

Georgia shtet në të cilin presidenti aktual Donald Trump ishte duke prirë rezultati është përmbysur sot nga Joe Biden dhe tani dallimi është 1 mijë vota në favor të këtij të fundit.

Biden ka përmbysur rezultatin edhe në Pensilvani ku ishte duke humbur nga Trump për më shumë se gjysmë milioni vota.

Biden ka 264 vota elektorale ndërsa i duhen edhe 6 të tjera për të fituar garën.

(Kosova Sot Online)