Këshilltari i ish-presidentit: Thaçi dëshironte jetën e një profesori

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 17:43
 Këshilltari i ish-presidentit: Thaçi dëshironte jetën e një profesori

Ismajl Syla, këshilltar i Hashim Thaçit, ka treguar se sot ka vizituar familjen e Thaçit në Burojë të Skenderajt.

Në emision, Syla tha se ishte një vizitë e rëndë emocione, pasi prindërit e tij janë në moshë.

“Sot e vizituam familjen e tij. Ishte një vizitë e rëndë, prindërit e tij janë mbi moshën. Thaçi për prindërit është fëmijë e tij, edhe nëse është president, gjeneral apo çka do qoftë, gjithmonë do të jetë fëmija i tyre”, tha Syla.

Ai madje tha se Thaçi nuk mund t’ju përkushtonte familjes së tij dhe se ai e lakmonte jetën e një profesori, që të kishte një jetë mesatare apo të lexonte diçka.

Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën Hashim Thaçit dhe aktualisht ai gjendet në paraburgim në Hagë.

(Kosova Sot Online)