Këshilltari i Thaçit: Vjosa Osmani po vepron me gjakftohtësinë e hardhucës

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 19:21
 Këshilltari i Thaçit: Vjosa Osmani po vepron me gjakftohtësinë e hardhucës

Ismajl Syla, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka thënë se Vjosa Osmani po vepron me gjakftohtësinë e hardhucës.

Ai tha se disa liderë kanë reaguar me një gjakftohtësisë së tepruar. Syla shtoi se të gjitha pritjet që Osmani i ka bërë dje, ka pasur mundësi t’i kryejë në zyrën e saj.

“Të gjitha ato pritje ka pasur mundësi t’i kryejë në zyrën e saj. Disa liderë kanë reaguar me një gjakftohtësisë së tepruar. E kam fjalën për Vjosa Osmanin e cila është dashur ta ftojë një seancë, për të treguar çfarë po ndodh”, tha Syla.

Gjykata Speciale ia ka konfirmuar dje aktakuzën Hashim Thaçit dhe aktualisht ai gjendet në paraburgim në Hagë.

(Kosova Sot Online)