Pas goditjes nga Gjykata Speciale, zgjedhjet janë zgjidhje e vetme për stabilitet politik dhe institucional

Pas goditjes nga Gjykata Speciale, zgjedhjet janë zgjidhje e vetme për stabilitet politik dhe institucional
Pas goditjes nga Gjykata Speciale, zgjedhjet janë zgjidhje e vetme për stabilitet politik dhe institucional

Arsim Haziri

  • 06 November 2020 - 19:11

Shkruan: Arsim Haziri

Klasa politike prej 99' e tutje pothuaj asnjëherë nuk ka funksionuar për kolektivin, për kolektivin që e kanë lënë në mjerim të thellë, dhe pikërisht kjo qasje sikur i ka quar drejt një rrugë ku do të përfundojnë politikisht dhe vend përfundimisht të ikë prej izolimit e keqqeverisjes 20 vjeçare. Vendi tashme vetëm një proces i shpejtë zgjedhor mund t'i bëjë zgjidhje duke nënkuptuar përfundimin e epokës së errët, epokës ky qytetari ishte trajtuar si i shitur.

-Tashme vendi gjendet në një krizë të rënd politike, duke e ditur se gjithë ata që e shtynin me çdo kusht krijimin e Gjykatës Speciale, pothuaj përfunduan si subjekte të saj. Kosova ka pasur nevojë për sistem më të avancuar ligjor jo edhe këso gjykate e cila përveç që është një etnikë, ajo është edhe racore, duke e bërë kështu krejtësisht të papranueshme dhe të llojit të veçantë.

Pra, hipokrizia e disa deputetëve mbështetës të kësaj projekture të llojit të veçantë, vjen vetëm kur ajo kishte shprehur gatishmëri për të mos bërë dallime në fushë veprimtarinë e saj, që edhe u konfirmua me konfirmimin e aktakuzave për krerët politik e institucional. Andaj them se me kohe ka qenë e nevojshme që të mos i bëhej hapësirë për t'u votuar ky ndryshim kushtetues, në mënyrë që lufta e pastër të mos njollosej assesi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".