Nipi kapet me axhën për pronë në Gjilan, mbetet e lënduar një grua

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 10:39
 Nipi kapet me axhën për pronë në Gjilan, mbetet e lënduar një grua

Policia njofton për një fjalosje që ka ndodhur mes nipit dhe axhës dje në Gjilan, motiv i incidentit ishte një kontest pronësor.

Tutje, gjatë fjalosjes nipi ka hedhur një çelës metalik në drejtim të axhës së tij, por i njëjti e ka goditur gruan e axhës, e cila më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/DHUNË FAMILJARE/Gjilan 07.11.2020-14:45. I dyshuari mashkull Kos.derisa ishte në fjalosje me axhën e tij m/Kos. gjatë  hedhjes se një   mjeti të  fortë metalik (çelës mekanik) në  drejtim të  axhës së  tij , ka goditur gruan e axhës  viktimën  femër Kos.të  cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është  ofruar ndihma mjekësore në  Spitalin e Gjilanit. Motiv i incidentit ishte një  kontest pronësor. I dyshuari është  arrestuar  dhe me urdhër të Prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje.

(Kosova Sot Online)