Lexoni edhe:
Rrihen dy vëllezër në Han të Elezit, shkak fillimi i ndërtimit të një shtëpie të re
Politikani i njohur serb, Nebojsha Çoviq ka thënë se prova e parë e politikës së presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden ndaj dialogut Kosovë-Serbi do të jetë qëndrimi i tii ndaj marrëveshjes së fundit të nënshkruar në Washington.
Sipas ish-kreut të Qendrës së Koordinimit për Kosovën, është thelbësore të shihet nëse Biden “do ta anulojë marrëveshjen”. Çoviq në RTS tha se beson që iniciativën e zgjidhjes së problemeve Kosovë-Serbi, Biden “do t’ia lë Bashkimit Evropian”.
Rrihen dy vëllezër në Han të Elezit, shkak fillimi i ndërtimit të një shtëpie të re Lexoni edhe:
“Shpresoj që ai të mos harrojë për shkak të moshës që na bombardoi. Ne do të shohim se çfarë hapi do të ndërmarrin për sa u përket neve, kjo varet se cilët njerëz do të vijnë, cilët do të jenë sekretarët e shtetit. Duke parë akumulimin e atyre njerëzve, ata janë nga Partia Demokratike”, shtoi Çoviq.
Sipas tij, Biden do të përqendrohet në forcimin e NATO-s.
Kandidati demokrat, Joe Biden, dje u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ai do të jetë president i Amerikës për 4 vitet e ardhshme.
(Kosova Sot Online)