Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Prishtinë

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 12:39
 Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Prishtinë

Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ai tha se nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, teksa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në orën 10:48 në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”në Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim te viktimes m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rastin”, tha Hoxha

(Kosova Sot Online)