Rasti i gjyqtarit Lekë Prenaj zbulon të vërtetën e korrupsionit dhe krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë kosovare

Rasti i gjyqtarit Lekë Prenaj zbulon të vërtetën e korrupsionit dhe krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë kosovare
Rasti i gjyqtarit Lekë Prenaj zbulon të vërtetën e korrupsionit dhe krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë kosovare

Muhamet Kelmendi

  • 08 November 2020 - 09:13

Shkruan: Muhamet Kelmendi

A ka gjë më keq dhe më armiqësore se ministrave, deputetëve, pushtetarëve, asamblistëve, kryetareve të komunave, vëllezërve të pushtetarëve të presidentit dhe të kryetarëve të partive etj., tu jepen tenderë. Ku ndodhë kjo? Natyrisht tek ne. Në Kosovë marrin tenderë njerëzit e tillë. Punësohen familjarët dhe të afërmit e bosëve dhe të pushtetarëve. Vihen dhe bëhen ministra të dëgjuarit e mbretërve politik dhe shkatërrohet shteti. Këtë duhet ndalur me masa penale. Ndryshe po shkojmë drejtë kënetës nga e cila vështirë është të dalim për dekada të tëra.

Rasti i gjyqtarit Lekë Prenaj është vetëm një shembull që tregon nivelin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ky rast është një. Me siguri ka edhe shumë raste tjera jo vetëm në sistemin gjyqësor, por edhe prokurorial etj. Dihet botërisht për pasurinë që e kanë politikanët, pushtetarët qendror dhe lokal, administratorët dhe oligarkët. Pasuri jashtë mundësive financiare legale kanë edhe shumë persona tjerë. Kjo kështu është edhe në polici, nëpër borde e agjenci etj. I tërë sistemi është i mbushur me raste ku nuk ka mbulesë pasuria që kanë. As në gjyq, as në prokurori, as në pushtet qendror dhe lokal, nëpër ansamble nuk mbulohet pasuria e krijuar me të ardhurat ligjore.

Për çdo kenë kjo është vepër penale. Dhe, në këtë drejtim, vlen të nxirret Ligji mbi prejardhjen e pasurisë. Ky ligj do të këpuste këta element në shpirt, sepse do të konfiskonte pasurinë e pa mbulesë. E kjo iu dhemb shumë. Prandaj në Kosovë kërkohet urgjentisht të punohet në dy drejtime: 1 në nxjerrjen dhe në përgatitjen ligjore për VETTING ku do të shikohet gjendja e çdo kujt të punësuar dhe në çdo nivel dhe 2. Në nxjerrjen e Ligjit mbi prejardhjen e pasurisë, nëpërmjet të cilit konfiskohet pasuria e pa mbuluar. Këto dy baza ligjore kërkohet të hynë në fuqi për çdo nivel.

Jo vetëm në prokurori, në polici e në gjykata, por edhe në Qeveri, në Kuvend, nëpër asambletë komunale, në presidencë dhe në tërë sistemin byrokratik të ndërtuar, kudo kemi struktura të lidhura me krimin që kanë krijuar pasuri marramendëse dhe duhet ti nënshtrohen ligjit për prejardhjen e pasurisë dhe Veting-ut. Me një punë të tillë me siguri se do të spastrohej sistemi i pushtetit dhe njerëzit do të kuptonin se me vjedhje, ryshfete e kriminalitet nuk ecet përpara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".