Vetëm 75 të shëruar nga COVID-19, shkon mbi 7 mijë e 200 numri i rasteve aktive

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 15:12
 Vetëm 75 të shëruar nga COVID-19, shkon mbi 7 mijë e 200 numri i rasteve aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë konfirmuar edhe 730 qytetarë me koronavirus.

Edhe sot është shënuar numër i vogël i të shëruarve, IKSHPK njofton për shërimin e 75 pacientëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.122 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.278.”, njofton IKSHPK.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç),  Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 24.155 raste nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)