Momenti kur Trump kthehet kokëulur në Shtëpinë e Bardhë, turma e ngacmon: Humbës

  • E.K /
  • 08 nëntor 2020 - 17:38
 Momenti kur Trump kthehet kokëulur në Shtëpinë e Bardhë, turma e ngacmon: Humbës

Presidenti aktual, Donald Trump u kthye dje në Shtëpinë e Bardhë në Washington, D.C., shumë ndryshe, pasi kuptoi se i humbi zgjedhjet presidenciale.

Trump kishte qënë duke luajtur golf në momentin që Biden u shpall Presidenti i ri i SHBA-së dhe më pas menjëherë është kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Autokolona e Trump u kthye nga klubi i tij i golfit në Virxhinia përmes rrugëve kryesisht të pastruara nga makinat e tjera dhe njerëzit, të shtunën pasdite.

Por ndërsa iu afrua Shtëpisë së Bardhë, ai u mirëprit me thirrje dhe njerëz që kishin ngritur gishtin e mesit.

Ndërsa autokolona e tij kalonte dëgjoheshin ulërima “humbës, humbës” nga njerëzit e grumbulluar në rrugë.

Trump deri më tani ka refuzuar të pranojë Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe po premton sfida ligjore.

Ai është presidenti i parë që humbi rizgjedhjen që nga George H.W. Bush në 1992.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#Trump returns back to the whitehouse after playing golf. He is greeted by boos and middle fingers (swipe)

A post shared by Baller Alert (@balleralert) on

(Kosova Sot Online)