Politika diletante dhe lakmitare për pushtet e viktimizoi UÇK-në

Politika diletante dhe lakmitare për pushtet e viktimizoi UÇK-në
Politika diletante dhe lakmitare për pushtet e viktimizoi UÇK-në

Mehdi Hyseni

  • 08 November 2020 - 14:45

*** Një fjalë e urtë e popullit thot : “ Me të lidhë dikush, mund të zgjidhesh, por me lidh vetveten, nuk mund të zgjidhë askush”.

*** Pse Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Kosovës kanë  ndryshuar edhe Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008), si dhe kanë votuar në Kuvendin e Kosovës themelimin e Gjykatës Speciale kinse për krime lufte në Kosovë, të kryera nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së? –Ky ishte gabim fatal-“vrasje politike”,  kompremetim dhe kriminalizim i luftës heroike çlrimitare kombëtare të UÇK-së kundër okupatorit serb (1989-1999).

Një gabim të tillë me pasoja të rënda dhe të paparashikuara për UÇK-në dhe për interesat vitale të shtetit të ri të pavarur të Kosovës nuk ka pasur të drejtë ligjore dhe kushtetuese ta bëjë askush qoftë presidenti, qoftë kryeministri, qoftë kuvendi, qoftë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sepse me këtë rast direkt dhe indirekt është cenuar misioni historik çlirimtar  kombëtar, ideali dhe vlerat e luftës së shenjtë, si dhe statusi juridiko-ligjor dhe kushtetues i UÇK-së , që është  i ndërlidhur me  pavarësinë dhe me sovranitetin e Republikës së Kosovës.  Këtij gabimi fatal politik, juridik, ligjor dhe kushtetues të udhëheqjes së Kosovës iu patën gëzuar vetëm liderët politikë zyrtarë të Beogradit, të cilët së bashku me partnerët e tyre ndërkombëtarë inicuan ngritjen e Dialogut të Brukeslit (2011-2020) dhe më pastaj, edhe formimin e Gjykatës Speciale për  kriminalizimin e luftës së drejtë vetëmbrojtëse të UÇK-së (1992-1999).

 Dy gabimet e pakorrigjueshme politike në dëm të Kosovës dhe të UÇK-së

 (1)       Përqafimi i Dialogut të Brukselit (2011-2020);

(2)       Themelimi i Gjykatës Speciale (njëetnike) për gjykimin e  “krimeve” të UÇK-së në Kosovë.

Me rastin e formimit dhe të funksionimit të Gjykatës Speciale për krimet e dyshuara të luftës kundër agresorit pushtues serb në Kosovë, ata që kanë miratuar dhe votuar këtë gjykatë ndërkombëtare njëetnike ( në mënyrë të pavetëdijshme dhe naive, janë rreshtuar si aleatë të Serbisë për ta kriminalizuar UÇK-në), e cila, tani ka filluar t’i arrestojë dhe t’i marrë në pyetje vetëm shqiptarët-pjesëtarë të UÇK-së, e cila, ashtu si edhe 2 milionë e gjysmë shqiptarë civilë të tjerë, ishte viktimë e terrorit, e terrorizmit dhe e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

 Ndërkaq, kriminelët dhe vrasësit serbë,  që kanë vrarë dhe masakruar mbi 13 mijë shqiptarë civilë në Kosovë, as kjo Gjykatë Speciale e as Gjykata Ndërkombëtare Hagës e OKB-së ( e formuar më 1993), ende nuk i kanë marrë në pyetje e as nuk i kanë dënuar  të gjithë ata serbë, që kanë kryer krime të gjenocidit në Kosovë !

Kjo është padrejtësi dhe diskriminim ndaj viktimave shqiptare dhe, në shpërputhje të plotë me normat dhe me parimet e së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Natyrisht, sipas rregullave dhe parimeve të së drejtës së luftës, kushdo që ka kryer krime ndaj popullatës civile, të burgosurëve, të kidnapuarve, të plagosurëve, të robërëve, të refugjatëve të pafuqishëm etj. ndëshhohet me ligj sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe sipas konventave, deklaratave, rzolutave dhe protokolleve ndërkombëtare për mbrojtjene dhe respektimin e të drejtave  dhe lirive themelore të njeriut. Mirëpo, jo vetëm pala shqiptare si viktimë e agresionit dhe e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), njëkohësisht, duhet të ndëshkohet edhe pala serbe, pa “pardon” ! -Vetëm atëherë, mund të pohojmë se drejtësia ka dhënë provimin e saj, duke u bazuar në rregullat dhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare.

UÇK-ja është sabotuar edhe në kohë lufte, është diskriminuar edhe në kohë paqeje (2000-2020)!

-Tash, dorën në zemër po  ngulfatem nga marazi, për shkak se  agresorët gjenocidalë serbë, ende, edhe pas 20 vitesh janë lënë  në liri nga gjykatat ndërkombëtare (Tribunali i Hagës dhe nga Gjykata Speciale ), të përfshirë në të gjitha institucionet dhe në organet shtetërore dhe shoqërore në Serbi! –Madje, edhe në kreun e ushtrisë së Serbisë “neutrale” dhe “demokratike”, të cilët kanë urdhëruar dhe kanë komanduar forcat e tyre militare, paramilitare dhe policore për masakrimin dhe për vrasjen në masë të civilëve shqiptarë, duke mos i kursyer as foshnjat, as nënat shtatzëna, as gratë, as vajzat, as demjtë e as pelqtë. Për këto dëshmojnë me dhjetëra e dhjetëra varreza masive, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi, të cilat kriminelët serbë i kanë “importuar” për t’i fshehur gjurmët e krimit të gjenocidit mbi shqiptarët e pafajshëm (1989-1999).

UÇK-ja u sabotua edhe në luftë, edhe në paqe

Koha ka provuar se politika e verbër, diletante dhe e gabuar e aksit Tiranë-Prishtinë e ka viktimizuar dhe krimininalizuar luftën e drejtë të UÇK-së, edhe gjatë luftës, edhe gjatë paqes. Në çastet më kritike për popullin e Kosovës nga zjarri dhe nga flaka e gjenocidit serb, drejtuesit e Shqipërisë e as liderët politikë të Kosovës nuk  denjuan që ta ndryshojnë kursin e gabuar të politikës kombëtare dhe shtetërore, në mënyrë që ushtarakisht  Shqipëria me Ushtrinë e saj kombëtare ta merrte në mbrojtje Kosovën, si dhe UÇK-në ta integronte në brigadat dhe në batalionet e saj luftarake kundër Serbisë agresore pushtuese (1989-1999).

-Fatkeqësisht, kështu ndodhi  me fatin e UÇK-së si në luftë, ashtu edhe në kohë paqeje mbase nuk e ndihmoi dhe, nuk e mbëhshteti  as politika  zyrtare në Prishtinë e as në Tiranë. Përkundrazi e anatemuan dhe e sabotuan në format më perverse, duke e lënë të vetmuar në ballafaqimin me forcat çetniko-fashiste pushtuese të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1991-1999), e cila në çdo aspekt ishte e pabarabartë me forcat paramilitare, militare, policore dhe të sigurisë serbe (si në faktorin njeri,  ashtu edhe  në armatime dhe në arsenalin ushtarak, si dhe të kuadrit profesionist të zinxhirit komandues).

Veç kësaj, forcat agresore të okupatorit serb kishin edhe përparësinë më të madhe kundruall guerilës së UÇK-së, sepse kishin mbështetjen direkte dhe indirekte të  shtetit, të politikës, të diplomacisë, të propagandës, të masmediave, të Akademisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe. 

Në kushte dhe në rrethana të tilla, UÇK-ja e vetmuar e kishte të pamundur fitoren ushtarake, sepse në numër ishte  e vogël, nuk kishte armë e armatime e as kuadër të specializuar ushtarak. Mirëpo, lufta e saj e drejtë, e pakursueshme dhe heroike bëri që të organizohej Konferenca e Rambujesë (6 -23 shkurt dhe 15-23 mars 1999), me ç’rast u bë ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, si dhe legalizimi i UÇK-së si palë ndërluftuese kundër agresorit serb, me ç’rast fitoi edhe njohjen dhe  mbështetjen legale nga Amerika dhe nga NATO-ja, ku në saje të luftës së përbashkët korrën fitoren historike, ushtarake vendimtare kundër forcave pushtuese serbe, të cilat i ndoqën nga Kosova njëherë e përgjithmonë.

Ndonëse padrejtësisht dhe turpësisht  UÇK-ja ishte e vetmuar,  e izoluar dhe e braktisur nga politikat zrytare  diletante antikombëtare shqiptare (Prishtinë-Tiranë, 1992-1999) veç motivit madhor dhe heroizmit të saj të pathyeshëm, UÇK-ja  ishte e pabarabratë  me Serbinë policore dhe militariste si në armatimet dhe në teknikën më moderne ushtarake, ashtu edhe numrin e njerëzve të armatosur mbi “70.000 mijë” sish, të cilët vërshuan Kosovën, duke kryer krime të gjenocidit, masakra dhe reprezalije  masive mbi popullatën civile shqiptare anembanë Kosovës.

Mirëpo, zyrtarët politikë si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, nuk ndryshuan asgjë nga kursi i politikave të tyre të ashtuquajtura paqësore për të kaluar në REZISTENCËN e luftës së përgjithshme popullore të armatosur të të gjithë shqiptarëve për ta mbështetur UÇK-në dhe, për ta mbrojtur Kosovën dhe mbi dy milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Po të ndodhte kjo mençuri dhe mrekulli, sot Kosova e pavarur nuk do të kishte qenë objekt i Dialogut fatkeq të Brukselit (2011-2020), e as UÇK-ja nuk do të përfundonte në Gjykatën Speciale të Hagës, të cilën e kurdisi Beogradi zyrtar me “gramafonët” e kriminelëve të Slobodan Milosheviqit dhe të Vojisalv Sheshelit (Aleksandar Vuçiq, president dhe Ivica Daçiq, ish-nënkryeministër, ministër  i Jashtëm dhe, aktualisht kryetar i parlamentit të Serbisë).

Pikërisht, këtu është bërë tradhtia edhe ndaj UÇK-së, edhe ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptare, edhe ndaj Kosovës së masakruar dhe të pushtuar nga Serbia çetniko-fashiste barbare e kryekriminelit Slobodan Milosheviq.

Përzënia arbitrare e UÇK-së nga skena politike  në kohë paqeje !?

-Kjo ka qenë fitorja më e madhe politike e Serbisë kolonialiste  në eliminimin e UÇK-së nga skena politike, që Kosova të mbetej pa Qeveri të Përkohshme dhe pa  ushtri të vet mbrojtëse. –Serbia me aleatët e saj tradicionalë ndërkombëtarë, të njëjtën luftë politike, diplomatike dhe propagandistike po e zhvillon edhe sot, që Kosova të mos ketë Ushtrinë e saj, sepse pa UÇK-në, pretendon ta gllabërojë edhe pavarësinë dhe sovranitetin e saj. Për këtë qëllim zyrtarët serbomëdhenjë të Beogradit kanë “shpikur” Dialogun e Brukselit (2011-2020) si dhe Gjyaktën Speciale Njëetnike të Hagës.

Me përfundimin e luftës në Kosovë (12 qershor 1999), UÇK-ja përjetoi grushtin më të rëndë antikombëtar, antiligjor, antikushtetues dhe antindërkombëtar, sepse  liderët politikë shqiptarë përligjen vendimet arbitrare dhe diskriminuese politike të kryeshefit të UNMIK-ut, Bernard Kushner, që UÇK-ja të demobilizohej dhe të vihej jashtë skenës politike të administrimit paqësor të UNMIK-ut në Kosovë.

Mirëpo, një vendim i tillë politik i gabuar nuk ka pasur kurrfarë mbështetjeje ligjore  as sipas Rezolutës 1244 të KS-së, as sipas parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, duke qenë se UÇK-ja si palë ndërluftuese ishte e ligjshme, dhe, madje e njohur ndërkombëtarisht nga Konferenca e Rambujesë (shkurt- mars 1999), që de fakto dhe de jure në terren ishte një qeveri e përkohshme, sepse luftëtarët e saj kishin çliruar nga  agresori serb, dhe kontrollonin një pjesë të madhe të zonave(territoreve) në Kosovë.

Pra, duke qenë se sipas rregullave dhe normave të së drejtës ndërkombëtare UÇK-ja ishte palë ndërluftuese, kjo luftën çlirimtare antikkoloniale e ka bërë në përputhje të plotë me ligjet dhe me  traditat zakonore të së drejtës ndërkombëtare të luftës kundër pushtuesit kolonial serb.

Në këtë vështrim, nuk ishte UÇK-ja ajo që ka kryer krime të luftës, por forcat militare, paramilitare dhe militare të Serbisë (1989-1999). Këtë e provojnë dhjetra e qindra masakra dhe ekzekutime masive të popullatës civile shqiptare në Kosovë, duke qenë  se kriminelët serbë patën shkelur në mënyrë flagrante të të gjitha normat, rregullat, zakonet dhe parimet e së drejtës  ndërkombëtare të luftës dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Pra, duke qenë se  gjatë kohës së luftës, UÇK-ja ishte jo vetëm faktor kryesor ushtarak , por edhe pushtet i përkohshëm politik, në kohë paqeje, në përputhje me doktrinën dhe me praktikën e deritanishme të së drejtës ndërkombëtare, automatikisht kishte të drejtën absolute të ligjshme për formimin e Qeverisë së Përkoshme të Kosovës, pavarësisht nga fakti se kjo ishte nën protektoratin ndërkombëtar paqësor të UNMIK-ut, ashtu si edhe pati ndodhur pas përfundimit të luftës në Kosovë (12 qershor 1999).

Mirëpo, ndërkohë shefi i UNMIK-ut, Bernard Kushner në saje të një vendimi të tij arbitrar, në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare, si dhe me praktikën e misionit paqësor të OKB-së, urdhëroi  liderët politikë shqiptarë që: (1) të shuanin Qeverinë e Përkohshme; (2) të çarmatosnin dhe të demobilizonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse kjo ishte palë fituese e ligjshme e luftës antikoloniale kundër Serbisë kolonialiste, e njohur dhe mbështetur ndërkombëtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga NATO-ja, si dhe (3)  të heqej nga përdorimi zyrtar i Flamurit kombëtar shqiptar nën të cilin UÇK-ja zhvilloi betejat dhe luftën e saj antikoloniale për  çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Sa më sipër, këto ishin gabime fatale të pakorrigjueshme me të cilat , edhe sot po ballafaqohet Republika e pavarur e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Dalja nga kriza-shpallja e Referendumit

Duke qenë se Kosova është e pavarur dhe sovrane , me qëllim që të dalë nga kriza instiutcionale politike dhe për të shpëtuar vlerat e UÇK-së, Kuvendi i Kosovës ka të drejtë dhe për detyrë që urgjentisht të mbledhet për të shpallur RFERENDUMIN, në mënyrë që populli të deklarohet me votën e tij të ligjshme dhe demokratike lidhur me : (1) Dialogun e Brukselit (2011-2020) dhe me (2) Gjykatën Speciale (Njëetnike). Ndryshe,  do të vazhdojë politika  dhe praktika e gabuar e përligjjes së kërkesave antihistorike, antiligjore, antidemokratike, anticivilizuese dhe antikushtetuese të Serbisë për  asgjësimin e  Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Për realizimin e këtij qëllimi ugurzi,  Serbia me aleatët e saj po zhvillon luftë intensive politike, diploamtike dhe propagandistike përmes Dialogut të Brukselit dhe, së fundi, edhe përmes Gjykatës Speciale ( Njëetnike).

Pra, ata liderë politikë, që ia duan të mirën pavarësisë së Kosovës, si dhe UÇK-së, nuk duhet  të rendin pas grabitjes së kolltukëve në pushtet sikurse deri tani (në Presidencë, në Qeveri dhe në Parlament), por së pari,   është e domosdoshme të mbilizohen dhe të unifikohen në mënyrë që sa më parë të organizohet mbajtja e REFERENDUMIT, i cili është instrumenti i fundmë legal, politik dhe demokratik, që SOVRANI ta thotë mendimin e vet do  apo jo vazhdimin e Dialogut të Brukselit (2011-2020) dhe të Gjykatës Speciale (Njëetnike), sepse pas kolerës së COVID-it19, prioritet numër 1, është që Kosova urgjentisht  të ndërtojë strategjinë gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë nacionale dhe shtetërore për të shpëtuar nga ndërhyrjet e përditshme të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës.

Ky ishte gabim  i pakorrigjueshëm, të ndryshohej Kushtetuta për themelimin e një Gjykate Speciale  Njetnike Ndërkombëtare për të gjykuar luftën e drejtë vetëmbrojtëse të UÇK-së, sepse kjo ishte e dobishme vetëm për Serbinë, e cila i ka luftuar dhe vrarë pjesëtarët e UÇK-së, duke i cilësuar si “terroristë” dhe, duke e akuzuar  UÇK-në si “Organizatë terroriste” !?

Së fundi, ka ardhur koha e fundit, që të mos i përsërisim gabimet e deritashme politike, por të vetëdijësohemi, të ndërgjegjësohemi, të punojmë dhe të veprojmë sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në ruajtjen dhe në mbrojtjen e interesave të përgjithshme nacionale dhe shtetërore të Kosovës, jo të rreshtohemi në një front të përbashkët me serbomëdhenjtë dhe me Serbinë kolonialiste, që me çdo kusht po luftojnë për kriminalizimin e UÇK-së, që do të thotë zhbërjen e  Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".