Tahiri: Dialogu s’është temë tash, të gjithë po kanë qejf me marrë pozita

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 18:04
 Tahiri: Dialogu s’është temë tash, të gjithë po kanë qejf me marrë pozita

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është temë aktuale tashmë.

Tahiri ka thënë se këtë e kupton edhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Nuk është temë dialogu”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kërkuar që të gjithë të reflektojnë në sitatën e krijuar, ndërsa pranoi se çështja e pozitave shtetërore po i josh pothuajse të gjithë.

“Në këtë situatë duhet të reflektojmë të gjithë. Të gjithë po kanë qejf me marrë pozita…”, ka thënë Tahiri ndër tjerash.

Ai e ka komentuar edhe vizitat e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt te partitë politike, duke mohuar se ai po sillet si president. Tahiri ka thënë se Haradinaj është vetëvetiu i tillë.

“Ramush Haradinaj i tillë është. Qasja e tij kështu është”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)