Aksidenti tragjik/ Përplasja kokë më kokë e dy automjeteve i merr jetën 33 vjeçarit shqiptar

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 19:08
Aksidenti tragjik/ Përplasja kokë më kokë e dy automjeteve i merr jetën 33 vjeçarit shqiptar

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ky është bilanci i një aksidenti të tmerrshëm rrugor, ku midis viktimave është një 33 vjeçar me origjinë shqiptare i quajtur Nertil Ferhati.

Ngjarja ndodhi natën e shkuar në Pescia, në provincën e Pistoia. Një përplasje kokë më kokë midis dy makinave ndodhi në mes të rrugës, duke bërë që mjetet të shkatërrohen thuajse plotësisht.

Kjo është ajo që ndodhi sipas rikonstruksioneve të para, ndërsa po punohet për të sqaruar shkaqet që shkaktuan përplasjen e dhunshme të dy makinave, njëra tip Dacia Duster e drejtuar nga një grua 54 vjeçare, e cila gjeti vdekjen në vend, ndërsa makina tjetër ishte një Alfa Romeo 147, ku 33 vjeçari shqiptar ishte pasagjer.

Të dy viktimat banonin në Pescia. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerët llamarinat e automjeteve për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave.

(Kosova Sot Online)