Pas 14 djemve, çifti i gëzohet lindjes së një vajze

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 19:31
 Pas 14 djemve, çifti i gëzohet lindjes së një vajze

Një familje në Miçigan kishin 14 djem, ndërsa së fundmi ka ardhur në jetë fëmija i 15-të, një vajzë.

Prindërit e kësaj familje të madhe quhen Kateri dhe Jay Schwandt. Ato mirëpritën të enjten e 5 nëntorit, vajzën e tyre të parë dhe fëmijën e tyre të 15, Maggie Jayne.

“Sikur 2020 nuk mund të ishte më i çmendur! Ne jemi të bekuar që mirëpresim dhe shpallim lindjen e motrës sonë të vogël, Maggie Jayne. Ne jemi shumë të lumtur dhe më të gëzuar për të shtuar Megie Jayne në familjen tonë”, janë shprehur vëllezërit e foshnjës.

(Kosova Sot Online)