Blagojeviq: Biden pret që Serbia ta njoh Kosovën, BE-ja do ta drejtojë dialogun

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 11:42
Blagojeviq: Biden pret që Serbia ta njoh Kosovën, BE-ja do ta drejtojë dialogun

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden pret që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, sipas korrespodentit të BETA-s në Bruksel, Dragan Blagojeviq, roli kryesor në dialogun Prishtinë-Beograd ndoshta do t’i lihet Bashkimit Evropian.

Edhe pse pozicionet e administratës së Bidenit dhe Brukselit për Kosovën mund të jenë të ndryshme, objektivat janë të njëjta, si Evropa, ashtu edhe Amerika duan që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht”, tha Blagojevic në N1 TV duke shtuar se “shumica e vendeve të BE-së, në veçanti Gjermania, janë prapa qëndrimit që në një moment Serbia do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Dhe nuk ka asnjë ndryshim aty, është shumë e qartë se Biden gjithashtu dëshiron diçka të tillë”, tha ai.

Blagojeviq tha se se nuk beson se çështjet do të negocioheshin për vite me radhë, se nuk do të ndodhte më që diçka të përfundonte dhe në fund të fundit të mos zbatohej, dhe se “negociatat me të dy palët zhvillohen në atë mënyrë që një palës i thuhet një gjë dhe palës tjetër një gjë tjetër, sikur kur ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dërgoi një letër sekrete në Prishtinë mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa e njoftuar Beogradin për këtë”.

Blagojeviq e sheh Asociavionin si një nga elementët kryesorë të një marrëveshjeje të ardhshme midis Beogradit dhe Prishtinës dhe thotë se “është e rëndësishme që Presidenti Aleksandar Vuçiq mund ta mbyll marrëveshjen me Prishtinën”. 

(Kosova Sot Online)