Veseli s’flet shumë në Gjykatën Speciale, e autorizon avokatin të lexojë diçka në emër të tij

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 16:12
 Veseli s’flet shumë në Gjykatën Speciale, e autorizon avokatin të lexojë diçka në emër të tij

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përveç që është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e tij të parë në Gjykatën Speciale, nuk ka dashur të flas ndonjë .

Ai e ka autorizuar avokatin e tij, Ben Emmerson që ta lexonte para gjykatës deklaratën e tij që e kishte lëshuar të enjten e 5 nëntorit, me të cilën -mes tjerash- njoftonte se i ishte konfirmuar aktakuza dhe se do të nisej për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Jo, nuk kam asgjë tjetër t’i shtojë deklaratës së avokatit tim”, ka thënë Veseli kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse dëshiron të thotë diçka që e cilëson të rëndësishme.

Veseli paraprakisht u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

“Faleminderit i nderuar gjykatës. I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli.

Gjykatësi i tij, Ben Emmerson, kërkoi lirimin e Veselit nga paraburgimi derisa të fillojë procesi i rregullt gjyqësor ndaj tij.

(Kosova Sot Online)