Vdes një burrë në Komoran, konsiderohet vdekje e dyshimtë

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 22:11
 Vdes një burrë në Komoran, konsiderohet vdekje e dyshimtë

Një burrë i moshës 70-vjeçare ka vdekur në Komoran. Policia e Kosovës po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Policia me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, policia pas hetimeve fillestare ka njoftuar se ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.

“Rreth orës 19:45 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në  “Lagjen e Re” në Komoran.

Me të marrë informatën policia ka dalë  në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.

Trupi i pajetë është i një mashkulli rreth 70 vjeç”, ka konfirmuar Borovci.

(Kosova Sot Online)