Kosova ka nevojë për unitet dhe jo inate te gjakut pansllavist

Kosova ka nevojë për unitet dhe jo inate te gjakut pansllavist
Kosova ka nevojë për unitet dhe jo inate te gjakut pansllavist

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 10 November 2020 - 19:10

Shkruan:Reshat Badallaj-Zhuriani

Kosova, me maturi duhet bërë ndryshime rrënjësore, Kosovës i vyen një epokë e re dhe jo me qelbësira të gjakut pansllavist që i kanë shërbyer denbabaden, ata që deri dje na kanë burgosur, na kanë dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve dhe ju kanë ra kambanave të mortit kundër Kosovës dhe kombit tonë në përgjithësi.

-Gjykata Speciale pasi i morri nj nga një krerët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykatë që e sollëm dhe e aprovuam vetë, Dulla, mblodhi parinë e tij kokë më kokë dhe e dëgjova. Me besoni bre burra se aq keq e ndjeva veten sa që nuk mundë të mendoja se Kosova ka ardhur në këtë derexhe të vdekjes! Zë i shterur sikur të mos ketë ndodhur asgjë në vend. Bota dha lajmin se e arrestuan kryetarin e një vendi dhe është tjetër gjë se çka bisedojmë ne brenda këtij vendi që na la Zoti hise.

Kjo mbledhje i ngjante një mezlishti që dikur kopilët e Titos, i organizonin mëhallë në mëhallë për të dënuar :"Nacionalizmin, seperatizmin, irredentizmin...shqiptar" dhe pastaj i mbathnin këpucët e paluara para derës dhe thyenin qafen. Dhe, merreni me mend kjo pari e Dullës të niset e të bisedon në Bruksel me kriminelët, me gjakësorët serbian, jo kjo pari është e pa përgatitur dhe assesi të mos merr udhë për atje se ka për të na bërë horë dhe gaz i botës.

Kurrë nuk ka pasur më shumë nevojë Kosova për një unitet dhe të folur me një zë dhe duhet lënë njëherë e përgjithmonë inatet e kaurit dhe interesat e tyre personale dhe pazaret se kush do e merr fotelen e Presidentit të vendit. Populli, është lodhur dhe kërkon një epokë të re si të shkohet më tej, duhet ndryshime rrënjësore dhe jo të futen njerëz të gjakut familjar dhe me poste të paguara. Kosova duhet njëherë e përgjithmonë të ndryshoj udhë sepse popullin e ka prekur fukarallëku mish e asht.

Kosova kurrë më keq nuk ka qenë, ndaj të mblidhemi të gjithë bashkë si dikur moti në kohën e Skënderbeut, për të shpëtuar dhe mjaftë me gjakun sllavo-titist që e kanë ndër dej. Deri sa të fol akoma në emër të vendit kopili i Titos, hajni i Diaspores dhe argati i Rrahman Zezës, Isa Mustafa, Kosova nuk ka të ardhme. Populli, duhet kthyer shpinën kësaj garniture titiste të dalur nga bishtat e UDB-ës serbe, përndryshe nuk duhet humbur kohë sepse po e paguan me shpinën e tij. Ndaj, kjo barrë u bë aq e rënd që nuk durohet më.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".