Paralajmërimi i Latifit pas lajmit për mbylljen e Kosovës: Ku do ta fusin kokën Hoti dhe Qeveria e tij?

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 11:09
Paralajmërimi i Latifit pas lajmit për mbylljen e Kosovës: Ku do ta fusin kokën Hoti dhe Qeveria e tij?

Filozofi Blerim Latifi ka thënë se mbyllja totale e Kosovës do ta shkatërrojë krejtësisht ekonominë e Kosovës.

Ai në Facebook ka shkruar se nuk e di se ku do ta fusin kokën kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe Qeveris së tij, pasi që paralajmëron se njerëzit mund të mos jenë në vazhdimësi të matur për veprimet e tyre, që rrjedhin si rezultat i pakënaqësive.

“Është e qartë se një mbyllje e dytë do ta shkatërroj krejtësisht ekonominë e Kosovës, edhe ashtu për tokë. Nuk e di në e kanë mendu se ku do ta fusin kokën kryeministri Hoti dhe qeveria e tij. Sepse kur njerëzit i humbin të gjitha, nuk duhet të llogaritësh në maturinë dhe racionalitetin e tyre”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Latifit vjen në ditën kur Qeveria do të lajmërojë për masat e reja që pritet t’i marrin.

https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/379621589849486

(Kosova Sot Online)