Rukiqi paralajmëron bizneset: Mos i shkelni masat anti-Covid, mund të mbylleni deri në 3 muaj

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 15:50
 Rukiqi paralajmëron bizneset: Mos i shkelni masat anti-Covid, mund të mbylleni deri në 3 muaj

ODA Ekonomike e Kosovës, menjëherë pas konferencës që mbajti kryeministri Hoti, ku bëri të ditura edhe masat e reja që të hyn në fuqi në fundjavë, sa i përket COVID-19, ka thirrur mediat.

Nga ky institucion foli Berat Rukiqi, i cili tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë parasysh lutjet e tyre, që mos të ketë mbyllje totale, por që bizneset të kenë mundësi të punojnë deri në masën kur është vënë.

“Ne soldarizohemi me thirrjet për kujdes të shtuar dhe veprime konkrete për menaxhimin e situatës për shëndetin publik, sidomos pas gjendjes së krijuar.

Në të njëjtën kohë jemi solidarizuar edhe me gjendjen jo të lehtë të bizneseve që përkthehet në një gjendje të vështirë me me mijë qytetarë që preken drejtpërdrejtë nga mirëqenia ekonomike, nga çdo zhvillim negativ.

Kjo namka shty të jemi aktiv dhe të gjejmë një mes, i cili na mundëson që ta ruajmë shëndetin publik dhe në të njëjtën kohë të na mundësojnë që ta kemi një funksionim sado pak të ekonomike”, tha kryetari i OEK.

Ai ka thënë se duke dit që në Prishtinë operojnë 50 përqind të bizneseve kanë shtuar kërkesat që ketë mirëkuptim.

“Do të ketë kufizime e masa strikte, por ekonomia në masë të madhe do të mbetet e hapur do të punojë sa për mbijetesë, që deri në pranëverë të ketë prëmirësim.

Ajo që mbetet është që bizneset dhe qytetarët të kenë kujdes më të madh, prandaj janë edhe disa masa esenciale që duhet të respektohen, si maskat dhe mbajtja e distancës. Ky është alarmi i fundit që ta kuptojmë që çdo shkelje që bëhet do të ketë dënime.

Mbyllje deri në 3 muaj, kjo do të jetë fatale për ato biznese që shkelin masat. Prandaj edhe lutja jonë në Qeveri ka qenë ‘Mos na mbyllni, por t’i mbyllin ato që nuk respektojnë as masat bazike”, tha Rukiqi.

(Kosova Sot Online)