Kurti injoron paraqitjen e Rexhep Selimit në Hagë, shkon për vizitë në Llap

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 16:16
 Kurti injoron paraqitjen e Rexhep Selimit në Hagë, shkon për vizitë në Llap

Kreu i VV’së, Albin Kurti e Shpejtim Bulliqi, kandidat nga radhët e VV’së për kryetar të Podujevës, qëndruan sot në Llap ku zhvilluan një vizitë në njërën nga fabrikat për përpunimin e lëngjeve në Këtë komunë.

Dyshja zhvilluan këtë takim në, pavarësisht se bashkëpartiaku i tyre Rexhep Selimi pati sot paraqitjen e tij të parë në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë. Ani pse Selimi po përballet me një situatë të vështirë pas ngritjes së aktakuzës, Kurti  vazhdoi sot aktivitetet e tij të zakonshme politike.

Postimi i plotë i Bulliqit:

Tash bashkë me ish-kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes z. Albin Kurti dhe ish-ministren e MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, vizituam fabriken e prodhimit dhe përpunimit të lëngjeve “Laberion”. Po vazhdojmë për të vizituar Fabriken S/SPRINT. Fokusi ynë në ekonomi është të fuqizojmë ndërrmarjet prodhuese që gjenerojnë vende pune për qytetarët e Komunës sonë.

(Kosova Sot Online)