Shoqata e Psikologëve i reagon Qeverisë: Kujdes me vendimet që dëmtojnë shëndetin mendor

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 10:28
Shoqata e Psikologëve i reagon Qeverisë: Kujdes me vendimet që dëmtojnë shëndetin mendor

Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti Covid.

Një nga masat e planifikuara është edhe kufizueshmëria e lëvizjes së qytetarëve e që pritet të hyjë në fuqi që nga dita e premte në disa qytete me rrezikshmëri më të lartë.

Në lidhje me situatën aktuale ka reaguar dhe Shoqata e Psikologëve të Kosovës (ShoPsiKo) me një postimin në rrjetin zyrtar “Facebook”.

Shoqata apelon te Qeveria që të mos merren vendime të cilat janë të dëmshme për shëndetin mendor të qytetarëve.

“Ne momentin e mbylljes totale atehere shume punetor do te humbasin vendin e tyre te punes, shume subjekte do te falimentojne, duke e shtuar keshtu numrin e te papuneve dhe duke ua cenuar atyre te drejten per ekzistence”, thuhet në njoftim.

Nga gjendja e rënduar ekonomike, shumë familje mund të mbesin pa të ardhura financiare e si rezultat i kësaj rritet edhe numri i dhunës në familje.

“Ne kete situate shendeti mendor i individeve do te ishte ne nje gjendje alarmi, gjendje kjo e cila ka filluar dhe po vazhdon qe nga muaji mars, perkatesisht per shume persona qe nga lufta e fundit ne Kosove.

Shteti dhe ne fare mire e dime qe akoma eshte prezent stresi pastraumatik PTSD tek veteranet e luftes apo tek popullata civile  te cilet kane perjetu situata nga me te ndryshmet.”, thuhet tutje.

Në një situatë të tillë, psikologët kanë treguar se si shkak i izolimit, shumë njerëz do të humbasin forcën dhe motivin për dalur, e në disa raste do të kenë edhe momente stresuese e mbingarkesa gjatë zhvillimit të punës së tyre.Kjo padyshim do të rezultojë në mënyrë negative në jetën e njerëzve.

Rikujtojmë se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në komunat që ndodhen në zonën e kuqe të kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe bizneset do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 19:00.

(Kosova Sot Online)