Presidentja e Parlamentit të Zvicrës viziton kompleksin memorial në Krushë të Madhe

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 11:27
Presidentja e Parlamentit të Zvicrës viziton kompleksin memorial në Krushë të Madhe

Presidentja e Dhomave të Ulëta të Parlamentit të Zvicrës, Isabelle Moret, nën shoqërimin e deputetit zviceran, Mauro Tuena, si dhe ambasadorit të Zvicrës në Kosovës, Thomas Kolly, kanë vizituar Kompleksin Memorial të Kurshës së Madhe.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ambasada e Zvicrës në Kosovë, teksa ka shtuar se presidentja parlamentare ishte e impresionuar me forcën dhe guximin e anëtarëve të familjeve të prekura nga lufta.

“Presidentja e Dhomës së Ulët të Parlamentit Zviceran (Këshillit Kombëtar) Isabelle Moret e shoqëruar nga deputeti Mauro Tuena dhe ambasadori Thomas Kolly bënë homazhe në Kompleksin Memorial Krushë e Madhe për viktimat e konfliktit në Kosovë. Zonja Moret u impresionua nga forca dhe guximi i familjarëve të atyre që ende nuk u llogaritën dhe pranuan nga drejtësia”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/SwissEmbassyPristina/posts/3769807776370978

(Kosova Sot Online)