Gashi: AAK-së i takon presidenti, Haradinaj është njeri i unitetit

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 18:26
 Gashi: AAK-së i takon presidenti, Haradinaj është njeri i unitetit

Kryetari i Komunës së Obiliqit nga radhët e AAK-së, Xhafer Gashi, beson se posti i presidentit i takon AAK-së, pasi shprehet se LDK-ja i ka dy poste të rëndësishme atë të kryeministrit dhe të kryeparlamentarit.

“Konsideroj që vota duhet të konsolidohet për zgjedhjen e presidentit, ne mendojmë si Aleancë dhe shpresojmë që është kandidat i mirë, Haradinaj është dëshmu para luftës gjatë luftës, konsiderojmë që është njeri i unitetit, të shohim a do të jetë i pranuar apo do të ketë edhe ndonjë kandidat tjetër”, tha Gashi.

“AAK-së do ti kish takuar presidenti, në këtë rast LDK e ka kryeministrin dhe parlamentin”, shtoi ai.

Gjatë bisedës në studio, Gashi ka folur edhe për gjendjen me pandeminë në vend, teksa thekson se në situatën më të keqe e kemi gastronominë.

“Ekzistenca e tyre është në pyetje, është problem në kohë të gjata të mbijetojnë, shumë biznese janë mbyllë për shkak të pamundësisë që të ekzistojnë”, tha ai ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)