Rrjeti i shërbimeve të fshehta serbe i ka pushtuar dhe po i shkatërron institucionet Kosovës përmes ndihmës logjistike të SHIK-ut

Rrjeti i shërbimeve të fshehta serbe i ka pushtuar dhe po i shkatërron institucionet Kosovës përmes ndihmës logjistike të SHIK-ut
Rrjeti i shërbimeve të fshehta serbe i ka pushtuar dhe po i shkatërron institucionet Kosovës përmes ndihmës logjistike të SHIK-ut

Xhevat Meha

  • 12 November 2020 - 07:30

Shkruan: Xhevat Meha

Kjo që shihet si inate politike është në fakt mashtrim ndaj qytetarëve që të duket kështu e realisht është arritje e veprimtarisë së rrjetit të strukturave të fshehta serbe në Kosovë. Këtë nivel të këtij degradimi ky rrjet e ka arritur për faktin se qysh në vitin 2003 kanë arritur që të depërtojnë në kreun e "lëvizjes separatiste" siç e quanin ata. Në vitet 2008-2009 ky rrjet ka arritur qe kryesisht përmes strukturave të SHIK-ut të pushtoj çdo pore të institucioneve të Kosovës, dhe me këtë edhe të vetë jetës së qytetarëve të Kosovës. Tani jemi në fazën shumë të konsoliduar të kontrollit të institucioneve të Kosovës nga rrjeti i këtyre strukturave.

Është e vërtetë se puna e Kuvendit të Kosovës pothuajse është paralizuar, më shumë nuk ka kuorum për mbledhje se ka kuorum. Po ashtu është e vërtetë se është më e dobëta nga të gjitha legjislaturat e deritanishme. Për fatin e keq të Kosovës po ashtu është e vërtetë se secila legjislaturë pasuese është më e dobët se legjislatura paraprake, dhe kjo deri tani është e pandalshme. Dhe për tragjedinë e Kosovës, jo vetëm legjislaturat, por edhe të gjitha institucionet, ka shumë vite që veçse degradojnë çdo vit e çdo ditë për më tepër se 10 vite. Ky degradim nuk bëhet për inate politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".