Edhe pse pa datë të caktuar, BE thotë se dialogu duhet të vazhdojë

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 21:54
 Edhe pse pa datë të caktuar, BE thotë se dialogu duhet të vazhdojë

BE e ka vlerësuar qëndrimin e Hotit për dialogun, thënë se ky proces duhet të vazhdojë ndonëse nuk kanë një datë të caktuar.

Ditën kur drejt Hagës u nisen eprorët e lartë UCK-së, nga AAK-ja doli kërkesa që me Serbinë të ndërpritet dialogu.

Këtë kërkesë në adresë të Qeverisë e dërgoi edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Por kryeministria nuk po e sheh të arsyeshme ta ndërprej dialogun me Serbinë.

Këtë qëndrim të kryeministrit po e vlerëson Bashkimi Evropian teksa po thotë që situatat e krijuara së fundi nuk duhet të ndikojnë në procesin e bisedimeve.

Sipas tyre nuk ka anjë alternative tjetër pos dialogut.

Por BE ende nuk ka një datë se kur mund të jetë takimi i radhës në mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel.

Në anën tjetër Albert Krasniqi nga D+ ka vlerësuar që dialogu nuk duhet të ndërpritet.

Krasniqi thotë që të gjithë subjektet e krerët e vendit duhet të jenë në një linjë për këtë çështje.

Takimi i fundit mes palës kosovare e asaj serbe në nivel ekspertësh u zhvillua me 29 tetor në Bruksel.

(Kosova Sot Online)