Kapet hajni nga Deçani që i vodhi disa gra derisa po vizitonin varrezat e fshatit

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 11:45
Kapet hajni nga Deçani që i vodhi disa gra derisa po vizitonin varrezat e fshatit

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Deçan, ka pranuar informatë nga viktima femer se në fshatin Strellc i epërm-Deçan, me datën 13.11.2020, rreth orës 15:30, iu është thyer xhami i pasëm i veturës dhe nga vetura janë vjedhur: nje qant, dokumenta personale, kartelat bankare, një telefon, dhe  shumë e konsiderueshme e parave.

 Sipas viktimës deri sa kanë qenë së bashku me vajzat e saj në varrezat e fashtit, nga një veturë ka zbritur një(1) person i cili ka thyer xhamin e veturës dhe ka vjedhur sendet e lartcekura dhe i njejti është laguar nga vendi i ngjarjës. 

Në vendin e ngjarjës kanë dalur njesitet relevante të Stacionit Policor në Deçan.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, në koordinim të plotë me njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, rreth orësh 20:00, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin:

A.J. lindur me 1997          

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48- orë.

(Kosova Sot Online)