Vetëvendosje thërret konferencë, nuk tregon arsyen

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 09:26
 Vetëvendosje thërret konferencë, nuk tregon arsyen

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se mesditën e sotme do të dalë në konferencë për media.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi me shkrim dërguar mediave.



Ndërkohë, Vetëvendosje nuk ka bërë të ditur arsyen e kësaj konference, derisa ka theksuar se e njëjta do të mbahet në orën 11:00.

“Sot, në orën 11:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Konferenca do të mbahet në zyret tona në Arbëri”, thuhet në njoftimin e VV’së.

(Kosova Sot Online)