Reçica: Është koha të përballen me drejtësinë Daçiqët dhe ata që bënë gjenocid në Kosovë

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 10:27
 Reçica: Është koha të përballen me drejtësinë Daçiqët dhe ata që bënë gjenocid në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica thotë se personat që kanë kryer gjenocid në Kosovë duhet të perballen me drejtësinë.

Reçica thotë se kryetari i partisë së tij, Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, e kjo si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në evropë gjysëm shekullli pas nazistëve.



“Në këto kohët kur gjuajta e shtrigave ka trimëruar vetë ato, ne duhet t’ua themi me zë dhe t’iu kundërvihemi duke nxjerrë fakte. Fatmir Limaj eështeë peërballur me disa procese gjyqeësore, si rezultat i shpifjeve teë atyre që sollën gjenocidin në europë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pasteër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e UÇK-së”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Reçica thotë se Daçiq dhe ata që ideuan e planifikuan gjenocidin në Kosovë duhet të përballen me drejtësinë.

“Është koha peër t’u peërballur me drejteësineë Daçiqët dhe lloji i tij, ata qeë ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid neë Kosoveë. Ky eështeë veteëm fillimi, Kosova kurrë nuk do teë ndalet seë keërkuari drejteësi, derisa kryesit e gjenocidit nuk marrin deënimin e merituar!”, ka shkruar Reçica.

(Kosova Sot Online)