Burri nga Ferizaj dyshohet se sulmoi seksualisht një djalë të mitur

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 12:18
 Burri nga Ferizaj dyshohet se sulmoi seksualisht një djalë të mitur

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një djalë të mitur.

Sipas raportit 24 orës të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është i mitur.

Ndërkohë, pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka abuzuar seksualisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)