Terrorizmi e integrimi i Shqipërisë, temë diskutimi mes Ramës e Kurzit

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 12:21
Terrorizmi e integrimi i Shqipërisë, temë diskutimi mes Ramës e Kurzit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një video-konferencë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Në video-konferencë thuhet se u bisedua mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë e COVID-19 dhe mbështetjen e Austrisë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

“Sapo pata një video-konferencë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Zyrës së OSBE, Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kurz në një postim në Twitter.

“Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen atij”, shprehet kancelari austriak, Sebastian Kurz. 

(Kosova Sot Online)