Mosmarrëveshje në komunikacion, kosovarët qërojnë hesapet me shufra

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 12:26
Mosmarrëveshje në komunikacion, kosovarët qërojnë hesapet me shufra

Policia në Shtime ka arrestuar një të dyshuar i cili pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion ka goditur me shufër metalike një person.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Shtime, ku i dyshuari pasi ka goditur me shufër metalike viktimën është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion e ka goditur me një shufër metalike viktimën m/k. I dyshuari fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes mirëpo më vonë është arrestuar nga Policia”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)