Tronditëse: Gruaja kërkon foshnjën e saj me dëshpërim, pasi anija fundoset në Mesdhe

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 12:42
Tronditëse: Gruaja kërkon foshnjën e saj me dëshpërim, pasi anija fundoset në Mesdhe

Pamjet tronditëse të një gruaje që shihet duke bërtitur që ka humbur foshnjën e saj derisa një anije migrantësh fundoset në Detin Mesdhe janë publikuar së fundmi nga një organizatë bamirësie.

“Nuk do ta shoh fëmijën tim. Kam humbur fëmijën tim. Pse më ndodhi mua kjo? Ku është fëmija im?”, thotë gruaja që qanë derisa gjendet tek një varkë gome që i përket organizatës jo-qeveritare “Spanish Open Arms”.

Ajo shihet duke kërkuar me dëshpërim fëmijën e saj derisa i drejtohet detit, ku migrantët e tjerë po shpëtohen nga ky incident.

(Kosova Sot Online)