Alarmante: Gjysma e rasteve të reja me Covid-19 janë nga Prishtina

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 15:32
Alarmante: Gjysma e rasteve të reja me Covid-19 janë nga Prishtina

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 688 raste të reja me COVID-19.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit më së shumti raste me COVID-19 u konfirmuan në Prishtinë, gjithsej 303 raste, duke vazhduar më pas me Gjilan 39 raste dhe Prizren 38 raste.

Njoftimi i plotë i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

(Kosova Sot Online)