Daut Haradinaj i del në krah Kurtit për “reflektimin ndaj UÇK’së”

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 17:34
 Daut Haradinaj i del në krah Kurtit për “reflektimin ndaj UÇK’së”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka dalë në krah Albin Kurtit, për “reflektimin ndaj UÇK-së”.

Haradinaj thotë se reflektimin e Kurtit duhet kuptuar drejtë dhe UÇK ishte populli e populli ishte UÇK.

Postimi i tij i plotë:

Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK.

Mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe krimeve serbe të kryera mbi ne, meritojnë një respekt të madh.

(Kosova Sot Online)