Kosova me urgjencë të ndjek shembullin kroat të ndjekjes dhe ndëshkimit të peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar

Kosova me urgjencë të ndjek shembullin kroat të ndjekjes dhe ndëshkimit të peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 16 November 2020 - 07:20

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Kosova nuk mundë të shpreson për të ardhmen evropiane pa dhënë shenja që seriozisht ka filluar për ta pastruar krimin nga kokat e shtetit, ndëshkimit të zyrtarëve të lartë të korruptuar, sikur është ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, që është dënuar me 8 vite burg, duke u shpallur për të dytën herë fajtor edhe në rigjykim, dhe u dënua me burgim prej 8 vitesh. Mos të harrojmë se ky ish Kryeministër është dënua qysh qe 10 vite dhe tani në instancat më të larta prapë ju ka konfirmua dënimi, kurse ne edhe mbas 21 viteve se kemi dënuar askënd, e sidomos asnjë funksionar të nivelit të lartë, prandaj edhe në të ardhmen me ndërrimin e kësaj gjenerate të politikanëve që numri i madh i tyre do të burgosen edhe nga Gjykata Speciale, dhe do të jenë objekt i asaj gjykate sepse mundë të iniciohen procese gjyqësore edhe sa të jenë në burgjet e Hages.

-Kosova është shumë larg ndërtimit real dhe funksional të shtetit të së drejtës, sepse ata që e drejtuan këtë shtet, nga çlirimi e deri më tani në çdo aspekt e katandisën këtë. Lere që nuk ishin vetë të shkolluar, por edhe pran veti ofruan njerëz të pashkolluar por të dëgjueshëm që jua kryejnë detyrat. Prandaj kjo gjendje, sidomos me fillimin e aktivizimit të Gjykatës Speciale, po shihet se akoma nuk është duke funksionuar as qeveria e as institucionet tjera të shtetit të së drejtës, përkundrazi patëm vjedhje edhe në thesarin shtetëror. Shteti i ri akoma i pa zhvilluar i Kosovës po dëmtohet dhe po pengohet në zhvillim pikërisht nga ata që thirren se janë duke drejtuar dhe duke e ndërtuar.

Bosët e krimit janë bërë të pa prekshëm nga drejtësia kosovare e cila është larg modelit të funksionimit si drejtësi e pa varur nga politika, sikur që po e shohin në shtetin kroat. Atje për shkak të abuzimit me pushtetin bije në pranga edhe ish kryeministri Sanader. Te ne drejtësia nuk ka guxim të merret me peshqit e mëdhenj. Prandaj derisa drejtësia kosovare akoma nuk po tregon guxim dhe vullnet që te ballafaqohet seriozisht me “peshqit e mëdhenj”, shteti i Kosovës do ta ketë të mbyllur rrugën drejtë BE-së. Madje do ta ketë edhe të kushtëzuar edhe liberalizimin e vizave, pikërisht për shkak të hezitimit të ballafaqimit me korrupsionin e nivelit të lartë, një shembull pozitiv dhe pa kompromis që po e zhvillon drejtësia në shtetin kroat. Prandaj çdo luftim në të ardhmen i krimit të organizuar nga kokat më të larta shtetërore, çdo aktgjykim i cili do të shpallte fajtor ata, duhet të përcillet me ndëshkim-dënim me burg dhe konfiskim të pasurisë së fituar jashtëligjshëm, kur kemi edhe rastet konkrete të blerjes së një ari toke për një euro. Këtë vetëm të fortit kanë mundur ta bëjnë , dhe kjo dukuri nuk ka qenë e njohur fare deri vonë për opinionin.

Të fortit gjithsecili ka blerë me qindra hektar toke dhe i kanë rrethuar, për të ju treguar popullatës e farefisnisë se të fortit janë të fortë. Prandaj është kjo gjendje e krijuar kaotike, që nuk po funksionon asgjë. Kjo është edhe një arsye pse qeveria në pushtet duhet të jep dorëheqje sa më parë dhe të shkohet në zgjedhje të reja, dhe ata që i fitojnë votat, të bëjnë çmos ta spastron këtë vend nga ky krim që na ka robëruar dhe po na e vret perspektivën e rinisë sonë, po na e bënë të pa mundur rrugëtimin më të shpejtë në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".