Mustafa thotë se nuk i hidhërohet Kurtit që po ia quan qeverinë jolegjitime

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 20:06
 Mustafa thotë se nuk i hidhërohet Kurtit që po ia quan qeverinë jolegjitime

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje, saktësisht të kryetarit të saj, Albin Kurtit rreth legjitimitetit të Qeverisë Hoti.

Mustafa tha se nuk hidhërohet nëse e quajnë jolegjitime këtë Qeveri, derisa Gjykata Kushtetuese e ka njohur këtë formë të formimit të Qeverisë.

“Ne nuk hidhrohemi nga ajo që ata e quajnë jolegjitime. Gykata Kushtetuese e ka njohur këtë formë të veprimit të qeverisë, dhe asnjë veprim nuk është kryer jashtë aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

(Kosova Sot Online)