Edi Rama publikon foton e Jakup Krasniqit: Liria ka emër

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 07:49
Edi Rama publikon foton e Jakup Krasniqit: Liria ka emër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, në uniformën e UÇK-së, ashtu siç kishte vepruar dy ditë më parë me fotografinë e ish presidentit Thaçi.

Të njëjtën fotografi, Rama e ka shoqëruar me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Rama kishte dalë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale e Hagës. Dy ditë më parë ai publikoi foton e ish-presidentit Thaçi me të njëjtin mbishkrim. Por, kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Gani Gecit i cili nuk e la pa reaguar.

Ish-deputeti i Kosovës ka komentuar duke thënë “Allahile Hashim e ka emrin Liria a?”, në një koment të lajmit deklaratën e Ramës.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, si dhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, po gjykohen nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Deri më tani janë mbajtur seancat e para gjykuese për të tre ish-anëtarët e UÇK’së. 

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158320525471523

(Kosova Sot Online)