Ky është momenti i vetëm kur Gjykata Kushtetuese vlerëson kundër kushtetutes dhe rrëzon Qeverinë Hoti

Ky është momenti i vetëm kur Gjykata Kushtetuese vlerëson kundër kushtetutes dhe rrëzon Qeverinë Hoti
Ky është momenti i vetëm kur Gjykata Kushtetuese vlerëson kundër kushtetutes dhe rrëzon Qeverinë Hoti

Faik Krasniqi

  • 17 November 2020 - 07:44

Shkruan: Faik Krasniqi

Në vitin 2014 nuk mundë të bëhej qeveria pa fituesin e zgjedhjeve. Kurse në vitin 2020 qeveria kishte mundësi të bëhej pa fituesin e zgjedhjeve. E njëjta Gjykatë Kushtetuese me standarde të dyfishta. As me 2 dhjetor nuk pres që të merret ndonjë vendim ndryshe kjo Gjykatë Kushtetuese. Nëse është në interesin e shefave që kjo qeveri të bie, atëherë do e shpallë si të jashtëligjshme votën e deputetit Etem Arifi për votimin e qeverisë Hoti!

-Qeveria Hoti është qeveri jo legjitime. Jo vetëm për faktin që është votuar nga një deputet i dënuar për korrupsion, por edhe nga mënyra e vjedhjes së mandatit fituesit të zgjedhjeve, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje. Çdo gjë ishte e planifikuar nga LDK-ja dhe partitë e tjera. Stërzgjatja e lidhjes së koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së, kushtet absurde nga ana e kësaj të fundit, dhe deri tek prishja e koalicionit. Gjykata Kushtetuese ndryshe veproi në vitin 2014 kur fituese e zgjedhjeve ishte PDK-ja, dhe ndryshe në vitin 2020 kur fituese ishte LVV-ja. Standarde të dyfishta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".