Tri Komisione Parlamentare pritet të mblidhen sot

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 08:53
Tri Komisione Parlamentare pritet të mblidhen sot

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mbahen tri komisione parlamentare.

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, do të mblidhet në orën 11:00. Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike fillon në po të njëjtën kohë ndërsa ai për mbikëqyrje të Financave Publike fillon nga ora 12:00.

Në Komisionin për Qeverisje Lokale pritet të raportojë ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakic, ndërsa në në orën 12:00, Agim Veliu.

Në Komisionin për Ekonomi është në rënd dite miratimi i procesverbalit nga mbledhja e 3 nëntorit si dhe shqyrtimi i Projektligjit për masat në uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike.

(Kosova Sot Online)